Eksperti Ledion Krisafi ka komentuar protestat e dhunshme në Europë dhe ngjalljen e të majtës ekstreme, duke përbërë një kërcënim real për kontinentin.
Sipas Krisafit, kritikat ndaj autoriteteve franceze lidhen me mënyrën se si policia u përball me protestuesit dhe me faktin se bizneset e dëmtuara kanë kërkuar mbrojtje nga shteti. Ai theksoi se prona private ka rëndësi të veçantë dhe se mënyra se si shteti reagon ndaj dhunës është një çështje e rëndësishme.
Krisafi përmendi gjithashtu faktorët ekonomikë dhe emigracionin si elemente që, sipas tij, kanë ndikuar në rritjen e së majtës në Francë dhe Itali. Ai solli si shembull Spanjën, duke iu referuar shifrës prej rreth 5 milionë emigrantësh dhe duke ngritur shqetësimin për punësimin e tyre.
Krisafi përmendi edhe Rusinë, duke pretenduar se ekziston një nxitje nga ana e saj në këto zhvillime.
“Kritika ishte pse policia nuk u soll më ashpër ndaj protestuesve. Kryetari i bashkisë në Lion kishte dalë me bizneset që ishin shkatërruar dhe çdo fjalë e kishin thënë në moment. Prona private është e shenjtë dhe në Francë ka rëndësi si sillet shteti me protestuesin. Turma është e dhunshme dhe Macron do të shmangë kritikën, sepse nuk arrin të mbrojë bizneset. Franca ka një të majtë ekstreme që është ringjallur ndër vite.
Një pjesë e madhe e të majtës ekstreme janë antisemitë. Është një e majtë ekstreme që është ringjallur. Në prill Franca ka zgjedhjet dhe sondazhet thonë se kreu i të majtës supreme do të jetë në avantazh. Në Francë dhe Itali ka arsye ekonomike që është rritur e majta. E dyta është emigracioni. Spanja ka marrë rreth 5 milionë emigrantë. Një pjesë shumë e madhe e emigrantëve nuk punojnë. Një arsye tjetër është Palestina. Si dhe ka një nxitje nga Rusia.”


