Pamje të reja janë publikuar nga shpërthimi me lëndë të dyshuar plasëse në automjetin në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri në Tiranë.
Nga shpërthimi nuk është dëmtuar vetëm makina që ishte në shënjestër, por edhe automjete të tjera të parkuara pranë saj.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC News, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në zonën e parkimit, ku ndodhej automjeti i bashkëshortes së avokatit të njohur.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, përpara një pallati në kryeqytet.
“Rreth orës 09:15, në rrugën ‘Nikolla Lena’, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.”, thuhet në njoftimin e policisë.


