Xhuljo Salaj dhe Lusjan Shehu kanë pësuar dëmtime mjaft të rënda si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse ende e papërcaktuar nga ana e policisë.
Ngjarja ndodhi në kasollën ngjitur me banesën ku jetonte babai i Xhuljo Salaj.
Të dy shtetasit e plagosur fillimisht janë transportuar drejt spitalit të Gjirokastrës, por për shkak të plagëve të marra në fytyrë, trup dhe gjymtyrë ata janë nisur drejt Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për të zbardhur rrethanat e saj./abcnews.al


