Ahmeti: Shkollat nuk hapen më 4 maj, por do të nisë një ndryshim i madh

schedule11:53 - 28 Prill, 2020

schedule 11:53 - 28 Prill, 2020

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mohuar lajmin se do të hapen shkollat më 4 maj. Ai ka shpjeguar se nga data 4 maj do të dixhitalizohet arsimi në kryeqytet.

“Nuk kam thënë se do rihapen shkollat me 4 maj. Kam thënë ndryshim i madh po vjen për arsimin në Prishtinë me 4 maj. Arsimi, qeverisja e shkollave, komunikimi po dixhitalizohet komplet. Më shumë informata gjatë javës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndërkohë në një postim në Tëitter, Ahmeti ka shkruar se do të nis një ndryshim i madh në arsim gjatë kësaj jave në Komunën e Prishtinës.

“Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxherët e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë më 4 maj”, ka shkruar ai.