“Fillon ‘Faza 2’, tani duhet të jetojmë me virusin”. Kështu deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte gjatë konferencës së mbajtur mbrëmjen e sotme.
“Sjellja e përgjegjshme e secilit prej nesh do të jetë themelore: nuk duhet të afrohemi kurrë, distanca e sigurisë duhet të jetë së paku një metër”, shtoi ai.
Conte kujtoi se çështja është “të mbajmë distancën shoqërore ose të rrisim kurbën”.
“Nëse e doni Italinë, mbajeni distancën”, tha ai. Conte shtoi se së bashku me të gjithë ekipin e ministrave janë të angazhuar për rimëkëmbjen, për të ndryshuar gjithçka që është e gabuar.
Nga 4 maj do të lejohen funeralet por me një maksimum prej 15 personash pjesëmarrës me maska dhe të ruhet distanca.
Kryeministri tha se në 4 maj do të hapen industritë prodhuese dhe restorantet me Delivery. Ndërkohë, në 18 maj do të hapet tregtia me pakicë.
Po ashtu ai njoftoi se baret dhe restorantet, si dhe qendrat estetike do të hapen në 1 qershor.
Vendimet që komunikoi Conte:
Për rimëkëmbjen- “Së bashku me të gjithë ekipin e ministrave ne nuk do të tërhiqemi, për të ndryshuar gjithçka që është e gabuar”, siguroi kryeministri.
50 cent çmimi për maska kirurgjikale- Ai tha se çmimet e maskave do të fiksohen dhe kontrollohen. Në një dekret të ardhshëm ne duam të eliminojmë TVSH dhe maskat duhet të kushtojnë 0.5 euro”.
Rrinovimin automatik të bonusit 600 euro- “Ndërhyrjet po studiohen në kompani. Italia nuk do të rindizet nëse biznesi nuk rindizet. Për ata që e kanë marrë tashmë bonusin 600 euro, ne po eksperimentojmë me mundësinë e një rinovimi automatik. Në dekretin tjetër do të ketë më shumë ndihma për kompanitë, qëllimi nuk është subvencione por më shumë punësime”.
Nga 4 maji hapja për ceremonitë e varrimit- Nga 4 maj do të lejohen funeralet por me një maksimum prej 15 personash me maska dhe të ruhet distanca.
Në 18 maj hapen industritë prodhuese dhe restorantet me Delivery- Rihapet industria prodhimit, por duke respektuar “të gjitha protokollet e sigurisë”.
Tregtia me pakicë do të rihapet 18 maj. Nga 1 qershori hapen bare, restorantet dhe qendrat estetike. /abcnews.al