Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Bisedime në Azerbajxhan/ “Gati për negociata me Putin”, por Kremlini pranon vetëm në Moskë

schedule15:38 - 25 Prill, 2026

schedule 15:38 - 25 Prill, 2026

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është gati të takohet me përfaqësuesit rusë për bisedime trepalëshe në Azerbajxhan.

Zelensky mbërriti në Azerbajxhan të shtunën me një ekip ekspertësh për të ndarë ekspertizën ushtarake ukrainase.

Ai tha se Kievi ka informuar presidentin ee Azerbajxhanit, duke shtuar se Kievi tashmë ka zhvilluar bisedime të tilla në Turqi dhe Zvicër.



Kremlini e kishte hedhur poshtë idenë e takimit të udhëheqësve kudo përveç Moskës dhe Zelensky nga ana tjetër nuk pranon të udhëtojë atje.

Deklaratat e Zelennsky erdhën teksa bombardimet ndaj ukrainës nuk janë ndalur.

Të paktën shtatë persona u vranë në sulmet ruse në të gjithë Ukrainën gjatë natës, përfshirë pesë në qytetin qendror të Dniprosë, ku zyrtarët thanë se u godit një pallat.

Raketa dhe dronët rusë goditën gjithashtu qytetin verior të Çernihiv, ku zyrtarët thanë se dy persona u vranë, si dhe Odesën dhe Harkivin.

Ndërkohë aeroplanët luftarakë britanikë u ngritën nga Rumania gjatë sulmit të rëndë kur dronë rusë u zbuluan pranë kufirit. Mbetjet e dronëve shkaktuan disa dëme materiale, por fatmirësisht nuk u raportua për viktima apo të plagosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!