Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Tragjike në Itali/ Shqiptari vret ish-gruan dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje

schedule19:54 - 18 Prill, 2026

schedule 19:54 - 18 Prill, 2026

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur veriun e Italisë. Në zonën e Cossombrato, pranë Torino, një 59-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri, përpara se të vetëvritej duke u hedhur nga kulla e kështjellës së fshatit.

Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është Astrit Koni, i cili jetonte prej rreth dy dekadash në Itali. Viktima është ish-gruaja e tij, Drita Koni, ndërsa identiteti i partnerit të saj të ri është bërë i ditur nga autoritetet lokale, por nuk është konfirmuar ende zyrtarisht në të gjitha raportimet.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti kishte prej kohësh në prapaskenë: 59-vjeçari kishte tentuar disa herë të rikthehej me ish-bashkëshorten, por ajo kishte refuzuar pasi kishte krijuar një lidhje të re. Ky refuzim dyshohet se ka qenë shkaku që çoi në kryerjen e krimit makabër.



Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, autori i ka sulmuar të dy viktimat me një mjet të mprehtë pune, duke i goditur për vdekje në një zonë fushore pranë hyrjes së fshatit. Pas krimit, ai është larguar drejt qendrës së Cossombrato dhe është ngjitur në kullën e kështjellës historike, ku kishte akses për shkak të punës si kopshtar.

Pak më vonë, ai është hedhur nga lartësia, duke humbur jetën në vend.

Fillimisht, forcat policore gjetën trupin e autorit poshtë kullës, çka ngriti dyshime për një vetëvrasje. Vetëm pas disa orësh kërkimesh intensive në zonë, u zbuluan edhe trupat e dy viktimave, duke zbardhur kështu një krim të trefishtë që ka tronditur komunitetin lokal.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa komuniteti shqiptar dhe ai vendas në zonë janë në shok nga kjo tragjedi e rëndë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!