Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lebron është sërish “mbreti”/ Legjenda e basketbollit, vendimtar në fitoren e tretë për titull

schedule14:25 - 25 Prill, 2026

schedule 14:25 - 25 Prill, 2026

Nuk ka rëndësi parketi ku luan, apo sesa është rezultati.

Lebron Xhejms ka fituar imunitet nga gjithçka, e mbi të gjitha nga plakja, e ndërsa bëhet gjithnjë e më I vjetër, habit më shumë e më shumë.

Kryevepra e tij e radhës këtë plej of në NBA ishte në fushën e Hjustonit, aty ku ndihmoi Lejkërsat të fitonin pas kohës shtesë me shifrat 112-108.



Një ndeshje e fortë, në të cilën Liqenasit erdhën me avantazhin 2-0 me fitore, por jo edhe me sigurinë që do t’ia dilnin sërish.

Mbreti I basketbollit shënoi 29 pikë në ndeshjen e tretë të raundit të parë në Perëndim, shtoi  13 topa në tabela, 6 asistë, 3 vjedhje topi e një bllokim gjuajtjesh.

Thuajse po luan në kohët e tij të arta, dhe ishte ai që realizoi përmbysjen në periodën e katërt dhe fitoi ndeshjen në kohën shtesë.

Markus Smart ndihmoi kapitenin me 21 pikë dhe 10 asistë, ndërsa Haçimura pati 22 pikë edhe ai, dhe Kenard 14.

Hjustoni vendas nuk kishte Kevin Durantin, por Lejkërsat vazhdojnë të jenë pa yjet Luka Doncic dhe Rivs.

Vendasit patën si protagonistë kryesorë Alperen Shengynin, Xhabari Smithin dhe Amen Tompsonin, secili me nga 24 pikë, por përvoja mungoi.

Ekipi nga Teksasi kishte formacionin titullar me lojtarët nga 24 vjeç e poshtë, dhe tani është në prag të eliminimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!