Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia, botërori nga…divani/ Asnjë shans që të kaltërit të zëvendësojnë Iranin

schedule10:47 - 24 Prill, 2026

schedule 10:47 - 24 Prill, 2026

Italia në Botëror është vetëm një dëshirë e një tifozi, qoftë ky edhe një nga njerëzit më të besuar dhe më me influencë te Donald Trump. Deklarata e të dërguarit special për partneritetet globale të presidentit amerikan, Paolo Zampolli në një media prestigjoze si “Financial Times” bëri xhiron e botës. Ai konfirmoi se I kishte kërkuar Trump dhe presidentit të FIFA, Gianni Infantino zëvendësimin e Iranit me Italinë në finalet e Kupës së Botës.

Por zhurma e kësaj ideje është shuar shpejt nga të gjitha palët.

Në fillim FIFA reagoi se nuk kishte asnjë plan për të “ripeshkuar” Italinë, ndërsa edhe përgjigja e presidentit Trump ishte në të njëjtën linjë.



“Nuk po mendoj shumë për këtë”, ishte përgjigjja e presidentit amerikan ndaj një pyetjeje në lidhje me mendimet e tij mbi pjesëmarrjen e Italisë në Kupën e Botës.

Për këtë temë ka folur edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili u shpreh se qeveria amerikane nuk do të pengojë kombëtaren e Iranit, që ndeshjet e grupit në “Botërorin 2026” duhet t’i luajë në Los Angeles dhe Seattle.

“Nuk e di nga vijnë këto thashetheme. Atletët janë të mirëpritur, por “ne nuk duam njerëz të lidhur me Pasdaranin”, u shpreh Rubio.

Jo vetëm kaq, pasi edhe vetë të interesuarit nuk duan të marrin një dhuratë të tillë.

Nëse tifozët në Itali nisën të shpresonin, drejtuesit e sportit në vend janë shprehur kundër kësaj ideje. Ministri italian i sporteve, Abodi dhe presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Buonfiglio kanë thënë se kjo nuk do të ishte aspak “respektuese” për vendin e tyre, pasi “kualifikimet arrihen në fushë dhe nuk dhurohen”.

Në këtë mënyrë është shuar edhe shpresa e fundit për të kaltërit, që për herë të tretë radhazi duhet ta shohin nga divani Botërorin e futbollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!