Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha çarmatos “kilometrin e fundit”/ Thirrje për revolta “paqësore”: Protesta jonë e mundimshme

schedule15:21 - 25 Prill, 2026

schedule 15:21 - 25 Prill, 2026

Nëpërmjet kësaj deklarate konfuze, Berisha thuajse riaktivizoi planin për grusht shteti. Dhe pse direktiva nuk ishte shumë e qartë nëse demokratët do duhet të paraqiten të armatosur, apo paqësisht me duar në xhepa në protestën e 8 majit.

Por konfuzioni, zgjati vetëm një natë. Ditën doktori i këshilloi demokratët të presin dhe pak, dhe të mos mërziten shumë, sepse kilometri i fundit ska fund.

“Kryengritja paqësore është zgjedhja jone. Nuk na e dikton njeri ne strategjinë. Vija e kuqe e jona është protesta deri në rrëzimin e Ramës, e lodhshme, raskapitëse, e mundimshme. Ne këtë kemi zgjedhur. Vija e kuqe e jona, është jetike. Ata që mërziten, nga protesta e PD, gabojnë.”



Pra, armët mbeten për natën. Dita këtë pranverë është e gjatë, ia vlen për një shëtitje në bulevard. Edhe demokratët tani po e kuptojnë sa seriozisht e ka Berisha me protestat.

Sepse Halli i Berishës nuk është bulevardi, por oborri i PD.

“PD është në një proces, në garën për kryetar, kushdo është i ftuar të kandidojë. Por ka një kusht, kurrë, kurrë, Edi Rama nuk do të mund të përcaktojë kryetarin e kësaj partie. Atë do e përcaktojnë demokratët.“

Po Salianji i vetëpërjashtuar?

“Ai përfaqëson vetëm 0.0002% të PD. Se ju shihni, sallat plot, por sjanë me demokratë, janë me patronazhistë. Të siguroj, se asnjë s’do e marrë dot këtë parti, misionarët e krimit dhe Edi Ramës. Ervin Salianji, nuk po ndalem këtu për darkat në burg me Oltion Bistrit dhe Pëllumb Gjokën, se banorë të burgut ishin. Por te them, edhe ky fatin e Lul Braves do kete. Ka mentor Taulant Ballën. Kurre fraksione te llojit Basha smund te kete.”

Ndaj, oborri i PD, është i vetmi hall, ku Berisha bëhet vërtet serioz dhe i pëlqen shumë të jetë vetëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!