Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita ka kërkuar në Bruksel, bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në Asamblenë e PS në Dibër, Rama u shpreh e miq të huaj i kanë thënë se janë habitur për faktin se përfaqësues të popullit, edhe pse opozitarë, nuk kanë lënë fjalë të keqe pa thënë për vendin e tyre.
“Kjo që i çon në verbëri, në gjëra që janë të pamundura, sesi mund të degradojë njeriu publik, që ka diçka sado të vogël në dorë, në pikën që t’i turret vendit të vet, jo ne, vendit të vet. Më ndodh, nuk di çfarë të them, por ndihem keq. Miq të huaj më thonë, si ka mundësi, vijnë nga Shqipëria, njerëz, përfaqësues të popullit, edhe pse nga krahu tjetër, dhe nuk lënë gjë pa thënë, nuk ndalen së kërkuari nga ne që të bllokojmë Shqipërinë.
Të shkosh dhe të thuash, bllokojeni Shqipërinë, këtë gjë nuk e ka bërë asnjë tjetër. Ne të kujdesemi që ata që na kanë dhënë mbështetjen, të dinë të vërtetat”, theksoi ai./abcnews.al


