Rama dhe Manja për lobimin e PD

schedule15:57 - 9 Mars, 2018

schedule 15:57 - 9 Mars, 2018

Por Partia Socialiste vazhdon të kërkojë nga Basha të japë sqarime pas investigimit te “Mother Jones” mbi lobimin për PD në Uashington. Deputeti Ulsi Manja e paralajmëroi kreun demokrat se do të duhet të përgjigjet para ligjit. Kurse kryeministri Rama tha se kjo histori nuk do mbyllet pa u zbardhur.

Nuk kanë ndër mend t’i ndahen socialistët Lulzim Bashës derisa të marrin përgjigjet që duan mbi investigimin e medias amerikane mother jones. Pavarësisht deklaratave të Partisë Demokratike dhe vetë kryetarit të saj që përgjënjeshtrojnë artikullin, në sytë e kryeministrit Edi Rama  e gjithë kjo histori është një  një mishmash fund e krye korruptiv xhepash të errët.

“Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore;

Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht!”

Në statusin e tij në facebook kryeministri Edi Rama paralajmëron se kjo histori nuk do të mbyllet pa u zbardhur deri në fund.Për ata që duan ta dëgjojnë me zë, del përpara mediave televizive dhe kryetari i komisioit të ligjeve Ulsi Manja.

Në këtë histori nuk mund të ketë dy të vërteta sipas deputetit socialist.

Nëse Lulzim Basha thotë të vërtetën, t’i drejtohet gjykatës, në të kundërt socialistët paralajmërojnë se do të jetë vetë ai që do të përballet me drejtësinë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!