Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burg ish-bashkiakut të Memaliajt/ Gjolek Guci u dënua nga Gjykata e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera

schedule18:19 - 18 Nëntor, 2026

schedule 18:19 - 18 Nëntor, 2026

GJKKO ka dënuar Ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci me 1 vit e 4 muaj burg pasi u shpall fajtor për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, në bashkëpunim. Gjykata i hoqi gjithashtu të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Vendimi u dha këtë të mërkurë nga trupa gjykuese e përbërë nga Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri.

Për të njëjtën vepër penale, GJKKO shpalli fajtore edhe ish-nënkryetaren Edmonda Harizin, e cila u dënua me 8 muaj burg me procedurë të shkurtuar si dhe i ndalohet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.



Çështja lidhet me një tender të vitit 2021, me vlerë 4.1 milionë euro, për ndërtimin e ujësjellësit në 8 fshatra të Memaliajt. Sipas hetimeve gjatë procedurës së prokurimit janë favorizuar 2 kompanitë të shpallura fituese pavarësisht mangësive në dokumentacionin e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!