Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndikimi iranian në Ballkan/ Neziri: Irani mund të përdorë rrjetet kriminale për të realizuar qëllimet e tij

schedule17:39 - 18 Nëntor, 2026

schedule 17:39 - 18 Nëntor, 2026

Gazetari Xhelal Neziri ka ngritur shqetësimin për format e reja të ndikimit iranian në rajon, duke theksuar se rreziku nuk kufizohet më vetëm te sulmet kibernetike, por shtrihet edhe te ndikimi mbi struktura të ndryshme.



Ai tha se Irani dhe shtete të tjera mund të përdorin rrjetet e krimit për të realizuar qëllimet e tyre, duke krijuar një front të ri kërcënimesh. Neziri tha se, nisur nga paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për sulme gjatë festave, ekziston rreziku që Irani të jetë burim sulmesh në periudhën në vijim.

” Është një formë e re e funksionimit kur bëhet fjalë për ndikimin iranian dhe një kalim nga sulmet kibernetike që kanë qenë prezente. Nuk është çështja nëse ka ndikim iranian në rajon, por sa fuqi ka Irani të bindë njerëzit për narrativën e saj dhe sa fuqi ka të bindë struktura të ndryshme që t’i vërë në angazhim.

Çështja e krimit të organizuar dhe rrjeteve të krimit të organizuar nuk lidhet vetëm me ligjet, por me rrezikun që Irani dhe shtete të tjera të angazhojnë për arritjen e qëllimeve të tyre. Kemi të bëjmë me një front të ri. Dje kishte një paralajmërim nga Ambasada Amerikane për sulme gjatë festave të fundit, por nëse i shtojmë edhe raportimet e mediave amerikane, atëherë mund të themi se para nesh është një periudhë ku Irani mund të jetë burim sulmesh.” 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!