Franca ndalon shitjet në internet të produkteve të nikotinës

schedule19:49 - 24 Prill, 2020

schedule 19:49 - 24 Prill, 2020

Franca këtë të premte ka marrë vnjë vendim drastik, ajo ka ndaluar shitjen online të prodhimeve të nikotinës dhe kufizoi shitjen e tyre në farmaci. KY është një vendim që autoritete franceze e kanë marrë pas një studimi, ku hulumtuesit theksonin se nikotina mund të luajë rol në mbrojtjen kundër koronavirusit.

Ndërkohë rregullat e reja mbulojnë produkte si çamçakezët ose fashat e nikotinës, të krijuara për të ndihmuar njerëzit që të ndalojnë pirjen e duhanit. Sipas studimit nga të dhënat e një jave më parë nga një spital në Paris kanë sugjeruar se duhanpirësit kanë më pak gjasa që të preken me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Studimet në Francë pritet të vazhhdojnë. Gjithashtu Franca, deri tani ka humbur 22 000 mijë persona nga koronavirusi.

Nga ana tjetër qeveria franceze, po planifikon t’i heqin gradualisht masat e izolimit nga 11 maji./abcnews.al