Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka pranuar të japë detaje rreth bisedës që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama pak ditë më parë në zyrën e tij. Në studion e emisionit Real Story në Vizion Plus kreu i shtetit mohoi të ketë përplasje midis qeverisë dhe presidencës ndonëse mban ende pezull dhënien e autorizimit për plotfuqinë për marrëveshjen me Greqinë dhe firmosjen e dekretit për emërimin e kreut të ri të shërbimit informative shtetëror.
Dy firma pret kryeministri Edi Rama nga presidenti i Republikës Ilir Meta.
Autorizimin për plotfuqinë e negociatave me Greqinë dhe pranimin e vendosjes në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror të Helidon Bendo.
Në takimin që zhvilluan kokë kë kokë në Presidencë disa ditë më parë nuk u zbardh asgjë konkrete përvecse u tha se folën mbi marrëveshjen për kufirin detar me shtetin fqinj. Po kaq hermetic tregohet presidenti i Republikës edhe kur pyetet në emsionin Real Story në Vizion Plus.
Është duke u vazhduar të shqyrtohet me kujdes edhe letra e dytë që i ka dërguar ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Madje edhe emrat e negociatorëve përshi këtu Artur Meçollarin por vetëm kaq mund të thotë tani për tani Presidenti Meta.
Buzëqeshja nuk e karakterizon kur pyetet për cështjen e dytë që mban pezull prej disa muajsh në tavolinën e tij. Pranimin e propozimit të kryeministrit Edi Rama për të vendosur Helidon Bendon në krye të SHISH. Për kreun e shtetit e rëndësishme është që shërbimi informative shtetëror të përmbush detyrat e veta cdo ditë, një prej të cilave është droga.
Për herë të parë presidenti Meta flet për kapjen e 613 kg kokainë.Një ngarkesë me vlerë 180 milionë euro është shqetësuese për të.
Nuk saktësoi se kur do ta firmosë dekretin për emërimin e kreut të SHISH e as për lëshimin e autorizimit për dhenien e plotfuqisë për negociatat me Greqinë, megjithatë sqaroi se kjo nuk është një përplaseje qeveri-presidencë. Për më tepër që duke iu referuar historisë së marrëdhënieve të dy institucioneve në shumicën e rasteve nuk kanë presidentët problem, me ndonjë përjashtim. /abcnews.al