Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Publikojmë reflektimin e qeverisë për problematikat”/ Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin, gabon

schedule11:55 - 24 Tetor, 2026

schedule 11:55 - 24 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë reflektimin e saj mbi problematikat e ngritura nga qytetarët, veçanërisht për shtrenjtimin e kostos së jetesës dhe meritokracinë.

Gjatë adresimit të tij, Rama u shpreh se qeveria mbetet e hapur për dialog me qytetarët që kërkojnë më shumë vëmendje ndaj shqetësimeve të tyre.

Ndërsa për protestuesit që përfshihen në akte dhune, kreu i qeverisë paralajmëroi masa të forta dhe ndëshkime ligjore. “Kush mendon që gjunjëzon shtetin, gabon”, deklaroi Rama, duke theksuar se dhuna ndaj qytetarëve, bizneseve dhe familjeve nuk do të tolerohet.



“Edhe një herë tjetër për ta përmbyllur; protesta, qëllimet, arsyet dhe mbi të gjitha nevoja e asaj pjese të shoqërisë që ka nevojë për një qasje më agresive të qeverisë ndaj shtrenjtimit të kostove të jetesës dhe ndaj problematikave që lidhen me meritën në promovimin e burimeve njerëzore, e kështu me radhë, janë fokusi absolut i imi dhe i qeverisë dhe do të ishte ende më mirë që të kishim një dialog me ata, të cilët duan t’i artikulojnë këto nevoja dhe duan t’i artikulojnë dhe idetë e tyre, për se si mund të adresohen këto nevoja. 

Gjithsesi ne, çështje orësh, ditësh do të prezantojmë atë që është reflektimi ynë i përgjithshëm mbi këtë që po përpiqet të na thotë një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë thjesht e vetëm, duke simpatizuar një protestë, tek e cila sheh nevojën dhe sheh mënyrën se si ta bëjë qeverinë ende më të vëmendshme.

Ndërkohë që, të gjithë ata, të cilët hymnizojnë dhunën, të gjithë ata, të cilët i bëjnë jehonë dhunës, të gjithë ata, të cilët ushtrojnë dhunën, duhet të kuptojnë se aq sa ishte intensiv dhe i përqendruar dhe i zgjatur terrori urban, terrori mbi popullsinë e Shqipërisë, terrori mbi bizneset dhe mbi familjet e zakonshme, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse, ajo që vjen nga ana e shtetit.

Kush mendon se gjunjëzon shtetin, bën kalkulimin më të gabuar dhe kush mendon se duke u fshehur nën maskën e studentit apo duke shfrytëzuar simpatinë natyrale të shoqërisë për figurën e studentëve mund të sjellë këtu terrorin urban të ANTIFA-s, mund të bëjë këtu punën e atyre që e duan Shqipërinë të përçarë nga ana fetare, e duan Shqipërinë të ndarë nga historia e saj e lavdishme e tolerancës, e harmonisë dhe e mirëkuptimit, duhet ta ketë të qartë që, jo vetëm nuk do t’ia dalë, por do të paguajë, do të paguajë në një sërë formash që nga ajo penalja për ushtruesit e drejtpërdrejtë të dhunës tek ajo financiarja për hymnizuesit dhe për propaganduesit e saj”, tha kryeministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!