Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësia po furnizon dhunën”/ Minxhozi: Përdhosësit e Tiranës lirohen menjëherë

schedule19:39 - 24 Tetor, 2026

schedule 19:39 - 24 Tetor, 2026

Analisti Skënder Minxhozi thotë se vandalët po përpiqen të marrin peng qendrën e Tiranës, teksa kryeqyteti po përballet me protesta të dhunshme.

Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Minxhozi u shpreh se “flamingot” gabuan që nuk krijuan një grupim politik, por zgjodhën dhunën.

Minxhozi shtoi se drejtësia po furnizon dhunën, pasi ata të cilët kanë djegur e shkatërruar në Tiranë, lirohen menjëherë nga gjykata.



“Jemi në një ditë të nxehtë, kur jo një, por tre protesta ishin njoftuar. Degjenerimi në dhunë, e njollos të gjithë grupin, të tre këto kategori. Pedagogët, opozita dhe studentët. E filluan 4 muaj më parë në formën më të paqtë të mundshme dhe e vunë në rrezik qeverinë, sepse mitingjet, apo protestat paqësore e kanë futur në mendime të thella zotin Rama dhe mazhorancën. Ngulmimi më pas i flamingove për të mos pasur projekt politik, është gafë e madhe. Jemi në një ditë të pazakontë, edhe nga aspekti politik. Ka një reflektim nga ana e kryeministrit, ai pranoi se ka dy anë. Primare është rendi dhe siguria. Edhe në mesin e breshërisë së gurëve, kryeministri njofton se mazhoranca do paraqesë një plan, dhe hallet ekonomike janë lajm motivi kryesor i kësaj që po shohim. Sot, politikisht kemi hap të rëndësishëm nga ana e qeverisë shqiptare, e cila do ndërhyjë me masa konkrete. Në momentin që politika tërhiqet spontanisht, dalin në rresh të parë, fytyrë mbuluarit. Opozita është bërë palë me protestën e dhunshme. Reforma në drejtësi është e dështuar. Nuk është aty ku duhet të jetë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!