Lajm tragjik nga Gjermania, ndahet nga jeta trajneri që i besoi Mustafit

schedule16:16 - 24 Prill, 2020

schedule 16:16 - 24 Prill, 2020

Një lajm shumë i trishtë nga Gjermania. Trajneri i Wolfsburg U-17, Steffen Brauer, është ndarë papritmas nga jeta, në moshën 52 vjeçare. Nuk ka konfirmim nëse trajneri ka qenë i prekur nga Koronavirus, por vdekja e tij ka prekur të gjithë pjesëtarët e klubit gjerman, dhe jo vetëm.

Steffen Brauer ishte trajneri që i besoi Shkodran Mustafit shumë vite më parë, duke e ndihmuar të hedhë hapat e parë të karrierës tek ekipi i Hamburger, gjatë viteve 2006-2009. E si rrjedhojë, nuk mund të mungonte një mesazh ngushëllimi nga mbrojtësi me origjinë shqiptare.

“Ti mund ta bësh, e di që do t’ia dalësh. Thjesht sigurohu që zjarri i cili të shtyn përpara, të mos fiket asnjëherë. Talenti nuk vlen asgjë nëse nuk ke motivim dhe mentalitetin e duhur. Kështu më thoshte Brauer, i cili ishte më shumë se një trajner për mua. Ngushëllimet e mia për familjen”, shkroi Mustafi në faqet e tij zyrtare./abcnews.al