Një grua 57 vjeçare në dukje e shëndetshme nga Zona e Gjirit San Francisko të Kalifornisë “papritmas vdiq” në fillim të shkurtit, duke u bërë viktima e parë e njohur e Shteteve të Bashkuara nga koronavirusi, njoftoi për herë të parë Los Angeles Times të mërkurën.
Patricia Dowd, e cila punonte si menaxhere për një kompani, stërvitej vazhdimisht, mbante dietë dhe nuk pinte ilaçe.
Vëllai i madh i Dowd, Rick Cabello konfirmoi për CNN se ajo nuk pinte as duhan dhe se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ajo ishte një atlete gjatë shkollës së mesme, dhe ishte gjithmonë aktive,” tha Cabello.
Para se Dowd të gjendej e vdekur më 6 shkurt, “ajo kishte simptoma të ngjashme me gripin për disa ditë, dhe më pas filloi të shërohej”.
Pesë ditë para se të vdiste, ajo telefonoi vëllain e saj për t’i thënë që nuk mund të shkonte për një vizitë familjare në Stockton, California.
“Ajo nuk ndihej mirë, gjë që ishte shumë e pazakontë për të,” tha Cabello.
Los Angeles Times raportoi se ajo kishte anuluar planet për të shkuar një varrim fundjavë.
Dowd filloi të punojë nga shtëpia pasi gjendja e saj u përmirësua dhe kishte qenë në kontakt me një kolege rreth orës 8 të mëngjesit në ditën e vdekjes së saj. Ajo u gjet e vdekur rreth dy orë më vonë.
Vdekja e saj e papritur ishte një shok për familjarët. Ata të gjithë besuan se ishte një sulm në zemër, tha Cabello.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën në mëngjes, drejtori i Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut Santa Clara, Dr. Sara Cody tha që gruaja nuk kishte një histori të udhëtimi të fundit që do t’a ekspozonte ndaj virusit pavarësisht se ajo udhëtonte shpesh./abcnews.al