Gjermania ka regjistruar sërish një ulje të rasteve të reja me Covid-1. Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 2,237 persona.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 145,694. Në Gjermani u shënuan edhe 281 viktima duke e çuar në 4,879 numrin total të vdekjeve.
Në fillim të kësaj jave, vendi lehtësoi disa nga masat e izolimit duke lejuar që dyqanet më të vogla të hapeshin dhe disa shkolla të rinisnin mësimin.