Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arteta: Kam pasur fatin të luaj me lojtarë të mëdhenj, por Santi…

schedule21:40 - 20 Prill, 2020

schedule 21:40 - 20 Prill, 2020

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i është përgjigjur një pyetje shumë të vështirë. Për faqen zyrtare të “Topçinjve”, ish-mesfushori spanjoll duhet të zgjidhte lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Arteta ka luajtur me Ronaldinhon dhe Okochan te PSG, me Lukakun dhe Barkley tek Everton, si dhe me Ozil, Sanchez, Cazorla, Ramsey e Rosicky tek Arsenal.

“Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur? Kam pasur fatin të luaj në fushat e blerta me lojtarë të mëdhenj, por për shkak të marrëdhënies tonë, kimisë që kishim me njëri-tjetrin, me duhet të them se Santi Cazorla, ishte një ndër më të mirët”, u shpreh trajneri aktual i Arsenalit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!