Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Patozi: Rënia e PD, një goditje për çdo shqiptar

schedule20:24 - 6 Mars, 2018

schedule 20:24 - 6 Mars, 2018

I ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur se vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore.
Sipas tij edhe pse Lulzim Basha pretendonte se i janë vjedhur zgjedhjet, ai nuk ka një zgjidhje për reformën për zgjedhjet e ardhshme.

“Ne kemi nevojë për një reformë zgjedhore që nuk po bëhet megjithëse PD e Lulzim Bashës që pretendon se para një viti iu vodhën zgjedhjet, ne po arrijmë në zgjedhjet e reja dhe ai nuk ka një zgjidhje për reformën zgjedhore”, u shpreh ai.

Më tej, Patozi shtoi se rënia e Partisë Demokratike është një goditje për shqiptarët pasi është një aset për vendin.



“Rënia e PD është një goditje për çdo shqiptar sepse është aset i këtij vendi dhe për sa kohë nuk ka dalë diçka tjetër është e vetmja forcë që mund të balancojë pushtetin që është arrogant sot”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!