Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Duhet shmangur një qeverisje e gjyqtarëve, Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë topin dhe të thotë ‘penalltinë e gjuaj unë’

schedule01:05 - 18 Shtator, 2026

schedule 01:05 - 18 Shtator, 2026

Rama: “Kufiri nuk është i lehtë për t’u përcaktuar, por duhet shmangur një qeverisje e gjyqtarëve. Kompetenca për të krijuar norma të reja kushtetuese i përket ligjvënësit.

Gjykata Kushtetuese interpreton normat, është arbitri. Ajo nuk e ndalon lojën, konstaton shkeljen, anulon golin, por nuk merr topin dhe të thotë: ‘Topi është imi, penalltinë e gjuaj unë’. Gjykata Kushtetuese është e pavarur për të na treguar se kur e ngremë dorën gabim.

Por nëse ne e ngremë dorën gabim dhe Gjykata Kushtetuese na thotë: ‘Me këtë ngritje dore u shkel kjo normë, ndaj kjo normë rrëzohet’, Gjykata Kushtetuese nuk i thotë parlamentit se si duhet ta ngrejë dorën.

Këtu ka deputetë që kanë vite. Sot ka një veçori: sot janë 84 vota që janë të nevojshme për të miratuar këtë normë. Nëse s’do të ishit hipokritë, nëse nuk do të ishin këto 84 vota, do të ishte e pamundur që të zbatohej një urdhër i një pushteti tjetër.

Gjykata Kushtetuese nuk vendos normën e taksës se sa duhet të jetë. Rrëzon një dispozitë pensioni që cenon barazinë juridike, por nuk harton skemën e pensioneve dhe të thotë sa lekë merr ky pensionist.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!