Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Amanet mushkat se kuajt ikën”/ Rama ironizon Tabakun, sulmon Kaprin: Do kujtoheni si shfarosës pulash

schedule01:03 - 18 Shtator, 2026

schedule 01:03 - 18 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetët e opozitës gjatë diskutimeve në Kuvend, teksa po flitej për pagat e magjistratëve.

Duke iu drejtuar deputetes Jorida Tabaku, Rama tha:

“Të jesh në opozitë, të të përzënë nga protesta, quhet amanet mushkat se kuajt ikën”.

“Për të dashurin ballist Kaprin, kam një fjalë. S’do di si do kujtohem unë në histori, po ju ballistët do kujtoheni si shfarosës pulash. Kjo është shkruar, në shekuj të shekujve.”

Në vijim të debatit, kryeministri foli edhe për kompetencat e Kuvendit dhe procesin e përcaktimit të pagave të magjistratëve, duke argumentuar se ndryshimet ligjore duhet të bëhen përmes institucioneve dhe procedurave përkatëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!