Pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se me kërkesë të tij, është takuar me udhëheqësit partiakë dhe shtetërorë.
Hamza zhvilloi takime të ndara me udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe atë të Aleancës, Ardian Gjini.
“Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini.
I falënderoj të tre për takimet.
Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë.”
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës njoftoi se Kurti me Hamzën bisedoi për mënyrat që duhen ndjekur “për të korrigjuar” aktgjykimin dënues ndaj katër ish-KRERËVE të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shpallur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Më herët, Hamza tha se gjykata speciale ka devijuar nga drejtimi për të cilin ishte votuar në Kuvend dhe se vendimi mund të përdoret nga Serbia në të ardhmen në dëm të Kosovës.
Hamza deklaroi gjithashtu se PDK-ja do të rikthehet në Kuvend nëse është e nevojshme, në rast se thirret një seancë ne lidhje dënimin e ish-krerëve të UÇK-së./abcnews.al

