Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar politik vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg ish krerët e UÇK.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Çupi u shpreh se politika e Kosovës po tregohet e padenjë për të mbrojtur liderët e saj.
“Është vendim politik, i padrejtë, i marrë pa asnjë provë. Barazohet viktima me xhelatin. Është vendim që me siguri do trondisë botën. Është vendim që është dënuar nga shqiptarët kudo që janë. Është rrugë e gjatë dhe e vështirë për të fituar të drejtën. Ka një Apel, aty ka shumë shpresë. Nuk ka asnjë shpresë se politika e Kosovës do jetë e unifikuar. Rruga që ka bërë politika në Kosovë, ja ku i kemi rezultatet. Sot Kosova është në gjumë. Nuk reagon për liderët e saj. Albin Kurti i ka shërbyer rrënimit të Kosovës. Po bie shteti në Kosovë. Hashim Thaçi është dënuar me qëllim që të dënohet shteti”, theksoi ai./abcnews.al

