AIPAC/ Rama: Nder që përcjell historinë e shpëtimit të hebrenjve

schedule16:29 - 2 Mars, 2018

schedule 16:29 - 2 Mars, 2018

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në konferencën vjetore të AIPAC, e cila është më e madhja që organizohet për lëvizjen pro-izraelite. Konfirmimin kreu qeverisë e publikoi në rrjetet sociale, ku u shpreh se është një nder i posaçëm për Shqipërinë dhe atë personalisht. Konferenca e komitetit Izraelito-Amerikan në Ëashington Dc është një privilegj i veçantë për të përcjellë përmes këtij forumi shkëlqimin e historisë shqiptare të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe ndjenjat e miqësisë e të respektit tonë për popullin e për shtetin e Izraeli, shkruan kryeministri Edi Rama.Në këtë konferencë do të flasin zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence; kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; ambasadorja e SHBA-ve në OKB dhe përfaqësues të tjerë të politikës ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!