Ngrin Kukësi/ Rrugët mbulohen nga akulli

schedule12:32 - 2 Mars, 2018

schedule 12:32 - 2 Mars, 2018

Në Kukës problemi më i madh sapo shkroi bora është akulli. Rrugët kanë ngrirë dhe banorët mezi po lëvizin.

Nëse nuk matesh dy herë për të vendosur këmbën mund ta pësosh keq. Me ndryshimin e temperatureve në Kukës, rrugët janë mbuluar nga ngricat. Shtresa e akullit kaloi dy centimetra dhe çdo gjë mori shkëlqimin e rrezikut. Mjetet nuk mund të lëviznin pa u siguruar me parë dhe pse bashkia po hedh kripë.

Në rrugicat që nuk hyjnë mjetet e pastrimit, kripa po hidhet nga punonjësit e shërbimit, por situata e krijuar është e rëndë. Askush nuk ka çfarë t’i bëjë këtij akulli nëse temperaturat nuk rriten.

Rruga e Kombit dhe akset kryesore të Kukësit janë të hapura.Qarkullimi është rivendosur thuajse në 80 % të fshatrave dhe po punohet për ato fshatra që janë akoma të bllokuara.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata