Reshjet e borës në qarkun e Shkodrës/Zonat e thella të bllokuara

schedule12:07 - 1 Mars, 2018

schedule 12:07 - 1 Mars, 2018

Në Shkodër reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë ditës dhe në zonat e thella shumë fshatra kanë mbetur të izoluar dhe pa energji elektrike.

Reshjet e dëborës nuk kanë pushuar në Shkodër

E tërë zona është mbuluar nga tepti i bardhë.

Nga Mali i Taraboshit shihet kjo panoramë. Bora vazhdon të bjerë prej katër ditësh.

Shpendët të qetë eksplorojnë e Liqenit të Shkodrës. Por në Zogaj të Shirokës bora ka ndikimin e saj.

Peshkatarët e zonës kanë ankoruar varkat. Ngricat dhe reshjet i kanë mbajtur larg peshkimit.

Më larg Shkodrës situata është e rëndë. Zonat malore janë të mbërthyera nga stuhitë e borës. Në disa fshatra mungon energjia elektrike megjithë ndërhyrjet e OSHEE. Rrugët drejt Malësisë së Madhe apo drejt Thethit monitoren megjithë stuhitë i bllokojnë për kohë të gjatë. Ushtria dhe Emergjencat Civile kanë nisur ndërhyrjen për banorët që kërkojnë ndihmë, por duhet kohë që situata të ndryshojë.

Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli

/abcnews.al