Tifo-grupi “Plisat”, një ndër më të mëdhenjtë në shqiptari, do të organizojnë një aktivitet ccdo mbrëmje, nga ballkonet e shtëpiave, duke i kënduar dy këngë patriotike kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
Këngët do të zgjasin dhjetë minuta dhe të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj nisme, do të jenë në ballkone nga ora 20:00, deri në 20:10. Faqja zyrtare e tifo-grupit iu bëri thirrje të gjithëve që të jenë pjesë e kësaj nisme, që sot ka filluar (VIDEO më poshtë)
Njoftimi i Tifo-Grupit:
“Plisa,
Siç e dini, sonte kemi organizuar një aktivitet që do të filloj në ora 20:00 dhe do të mbaroj në ora 20:10. Nga shtëpitë tona do t’i këndojmë dy këngë Prishtinës tonë!
1) Kënga e parë është Rrugës sypatrembur
2) Kënga e dytë është Besa Besë.
Për të kënduar të gjithë njëzëri, do të koordinohemi të gjithë me përfaqsuesin tonë i cili do të jetë në stadionin “Fadil Vokrri”, i cili do të filloj këngën dhe ne do ta ndjekim pas tij. Prezenca e tij në stadionin e Kryeqytetit është lejuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës.
Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni!”/abcnews.al