Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

14 ditë në shesh për të protestuar/ Kundërshtohet vendimi i Hagës për dënimin e 4 ish krerëve të UÇK

schedule23:04 - 29 Shtator, 2026

schedule 23:04 - 29 Shtator, 2026

Qytetarët në Prishtinë u mblodhën për të 14-ën natë rradhazi në sheshin Skeënderbeu për të protestua kundër vendimit të Gjykatës Specialew në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burgim në total 4 ish-drejtuesit e UÇK.

Nata e 14-të e protestës “Jo në emrin tim” u shoqërua me mesazhe të forta drejtuar institucioneve të Kosovës.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, kërkoi që deklarata e miratuar nga 99 deputetë në Kuvend të mos mbetet vetëm në nivelin politik, por të pasohet me hapa konkretë ligjorë.



Në qendër të kërkesës së protestuesve është projektligji për Dhomat e Specializuara të Hagës, për të cilin Haziri tha se tashmë ndodhet në tavolinën e Qeverisë.

“Epo Kuvendi e bëri lëvizjen e vet. 99 deputetë të të gjitha partive e votuan atë deklaratën e famshme.  Por a e dini çfarë është kjo? Kjo është thjesht një shfaqje teatrale për të larë gojën! Janë fjalë të radhitura bukur në një letër sa për të thënë: ‘Ja, ne e bëmë tonën, lajini duart’. Zero pasoja juridike. Zero!”

Haziri tha se qytetarët po vazhdojnë të protestojnë jo për mungesë të alternativave, por, sipas tij, për të mbrojtur atë që e konsiderojnë dinjitetin e shtetit, historinë dhe sakrificën e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit, duke kërkuar që projektligji të mos trajtohet si një çështje e zakonshme administrative, por të marrë trajtimin që, sipas protestuesve, meriton.

Në fund, organizatori paralajmëroi përshkallëzim të protestës më 1 tetor, nëse institucionet nuk ndërmarrin hapa konkretë.

Sipas tij, deklarata e Kuvendit nuk e ka mbyllur çështjen dhe tani përgjegjësia është te institucionet.

Më 1 tetor është paralajmëruar një protestë tjetër në Prishtinë prej orës 16:00, në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale. Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me 25 vjet burgim Hashim Thaçin, me 25 vjet Jakup Krasniqin, me 18 vjet Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin me 13 vjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!