Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e 15 në Prishtinë/ Mijëra qytetarë në shesh, kundër vendimit të Hagës për 4 ish krerët e UÇK

schedule23:17 - 30 Shtator, 2026

schedule 23:17 - 30 Shtator, 2026

Prej 15 netësh, thirrjet në mbështetje të UÇK-së vijojnë të dëgjohen në shesh, ndërsa protestuesit kërkojnë që institucionet e Kosovës ta trajtojnë me seriozitet historinë dhe sakrificën e luftës.

Ata edhe një herë bënë thirrje për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke thënë se vendimi dënues nga Haga “nuk është në emrin e tyre”.

Po ashtu, iu bë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë urgjentisht në Kuvend për miratim të projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara para datës 6 tetor.



Në këtë kuadër, Lutfi Haziri u ka bërë thirrje institucioneve që të mos flasin me lehtësi për një periudhë që, sipas tij, mbart një peshë të madhe për shoqërinë kosovare.

Haziri ka theksuar se përkushtimi ndaj UÇK-së nuk duhet të lidhet vetëm me faktin nëse dikush ka marrë pjesë drejtpërdrejt në luftë apo ka mbajtur armë në dorë.

Ai i është referuar veçanërisht të rinjve të lindur pas vitit 1999, duke thënë se, edhe pse nuk e kanë përjetuar luftën dhe nuk kanë dëgjuar krismat e armëve, ata e kanë të rrënjosur në ndërgjegje historinë e UÇK-së dhe e konsiderojnë atë pjesë të identitetit të tyre.

Sipas Hazirit, pikërisht kjo lidhje e brezit të ri me historinë e luftës është një prej arsyeve që prej 15 netësh sheshi vijon të mbushet me thirrje në mbështetje të UÇK-së.Ai ka nënvizuar se të rinjtë e dinë çmimin e lirisë dhe, përmes pjesëmarrjes në protesta, shprehin qëndrimin e tyre për mbrojtjen e kësaj trashëgimie.

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së ka nxjerrë prej ditësh qytetarë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Katër ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan në total me 81 vite burgim për krime lufte.

Të enjten, pritet të mbahet në Prishtinë, protesta e paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizatoret e protestës ka bërë të ditur se tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe, ndryshe nga organizimet e mëparshme, kësaj here nuk do të ketë formën e marshit, ndërsa ftesa për pjesëmarrje u është bërë të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe liderët politikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!