Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA nis testimin e vaksinës së financuar nga Bill Gates

schedule14:45 - 8 Prill, 2020

schedule 14:45 - 8 Prill, 2020

Dyzet vullnetarë në SHBA morën dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, e cila është financuar pjesërisht nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

Vaksina është prodhuar nga kompania bioteknike amerikane ‘Inovio’. Ajo më parë ishte testuar te kafshët dhe ka dhënë rezultate pozitive.

Vullnetarët që morën dozën e dytë ishin zgjedhur nga Filadelfia dhe Kansas City.

Presidenti dhe CEO i Inovio, Joseph Kim tha se: “Ky është një hap i rëndësishëm përpara, kundër një virusi që pa vaksinë do të vazhdojë të kërcënojë jetën e njerëzve dhe jetesën e tyre. Studiuesit, partnerët dhe financuesit tanë janë mobilizuar që nga fillimi i janarit, kur sekuenca gjenetike e virusit u bë e disponueshme, për të siguruar suksesin e Ino-4800”.

Synimi i kompanisë amerikane është që vaksina të jetë gati brenda 12-18 muajve.

Joseph Kim tha gjithashtu se: “Ajo që është arritur deri tani me këtë eksperimentim është një moment historik i rëndësishëm në funksion të këtij qëllimi.”

Përgjigjet fillestare imune të dyzet vullnetarëve dhe të dhënat e studimit priten të jenë gati fund të verës. Kompania po përpiqet të rrisë prodhimin e ‘Ino-4800’ dhe po planifikon të përgatisë 1 milion doza deri në fund të vitit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!