Të gjitha rrugët nacionale në juglindje të vendit janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në këto akse trashësia e borës varion nga 15 deri në 20 cm. Në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë, trashësia e borës 30 cm. Në Voskopojë, ka rënë mbi 40 cm borë. Rruga është e hapur, por lëvizja dhe pse me zinxhirë bëhet me vështirësi. Rruga drejt pikës turistike të Dardhës është e bllokuar prej mbrëmjes së djeshme. Në Dardhë janë regjistruar 70 cm borë. Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjës, Pogradecit kanë mbetur të izoluara si pasojë e sasisë së konsiderueshme të borës, që vijon ende të bjerë. /abcnews.al
Reshjet e borës pushtojnë Juglindjen e vendit
schedule08:38 - 26 Shkurt, 2018
schedule 08:38 - 26 Shkurt, 2018