Humb jetën nga koronavirusi 13-vjeçari, të afërmit në varrim rrinë larg nga njëri-tjetri

schedule19:34 - 3 Prill, 2020

schedule 19:34 - 3 Prill, 2020

Viktima më e re në moshë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe është përcjellë për në banesën e fundit, sipas rregullave të reja. 13-vjeçari Ismail Mohamed Abdulëahab nga Brixton-i ndërroi jetë i vetëm në spitalin e Kolegjit King orët e para të mëngjesit të së hënës, shkruan abcnews.al

Gjatë ditës së sotme, personat që morën pjesë në varrimin e tij qëndruar nga 1.5 metra larg njëri-tjetrit ndërsa nëna dhe gjashtë motrat e tij mund të merrnin pjesë vetëm virtualisht. Ato e panë funeralin online pasi janë të vetë-izoluara në shtëpinë e tyre. Ndërsa, babi i Ismailit e humbi betejën me kancerin rreth 5 vite më parë.

Sipaz zakoneve islamike, trupi zakonisht çohet në xhami për të marrë lutjet, por duke qenë se të gjitha vendet e kultit në Angli janë aktualisht të mbyllura, Ismaili u dërgua direkt nga morgu për në varreza.

13-vjeçari, i cili nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore, është përshkruar nga familja e tij si një djalë i urtë dhe i sjellshëm me një buzëqeshje që të ngroh zemrën.

Ai rezultoi pozitiv për koronavirusin të premten e kaluar dhe e humbi jetën tre ditë më vonë pasi mushkëritë dhe zemra ndaluan së i funksionuari. Ai u bë fëmija i parë nga Angli që humb jetën nga koronavirusi që deri më tani ka shkaktuar 3,605 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!