“Edi Rama ende nuk është përgjigjur”, Bylykbashi: Institucionet e Dekriminalizimit të zbulojnë të vërtetën

schedule16:58 - 3 Prill, 2020

schedule 16:58 - 3 Prill, 2020

Ish deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar me kritika ndaj kryeminstrit Rama. Bylykbashi shkruan se kryeministri ka gënjyer mediat italiane në lidhje me formularin për ligjin e Dekriminalizimit.

“Kryeministri ose gënjen për propagandë ose thjesht ka të njëjtin problem me ligjin e Dekriminalizimit si ai grupi i deputeteve të partisë së tij që u larguan nga ligji”, shkruan Bylykbashi.

Statusi: 

Edi Rama ende nuk eshte pergjigjur: ka genjyer median italiane  ne formularin e dekriminalizimit.

Kryeministri ose genjen per propagande ose thjesht ka te njejtin problem me ligjin e Dekriminalizimit si ai grupi i deputeteve te partise se tij qe u larguan nga ligji.

Edi Rama duhet te sqaroje shume thjesht nese vertet eshte arrestuar nga policia italiane apo ka genjyer. Ky sqarim eshte detyrim ligjor pavaresisht pandemise. Pjesen tjeter per te nxjerre te verteten dhe vendimmarrjen e kane detyre dhe pergjegjesi ligjore institucionet e Dekriminalizimit, duke filluar nga Prokuroria qe duhet te jete e paanshme ne zbatimin e ligjit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!