Situata problematike në qarqet Dibër dhe Kukës është konfirmuar dhe nga Ministria e Brendshme.
Në njoftimin për shtyp të kesaj ministrie, thuhet se forcat ushtarake janë në gatishmëri dhe po vijon koordinimi me strukturat e emergjencës në pushtetin vendor.
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA ndjekin me vëmendje situatën e shkaktuar nga bora në disa zona.
Për këtë arsye, grupi i vlerësimit i Qendrës së Bashkuar Operacionale dhe përfaqësues të drejtorisë operacionale janë në krye të detyrës./abcnews.al