Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër telefon në burgun e Durrësit/ U gjet në qelinë e tre të burgosurve, hetim për katër gardianë

schedule15:59 - 16 Shtator, 2026

schedule 15:59 - 16 Shtator, 2026

Një tjetër telefon është sekuestruar gjatë kontrolleve të zhvilluara në IEVP Durrës.

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka arrestuar në flagrancë Plarent Mustafën, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”.

Ndërkohë, në gjendje të lirë po hetohen Novruz Koçi dhe Ernest Haxhi, si dhe katër punonjës policie të burgut, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.



Sipas të dhënave, personat e përfshirë janë:

Novruz Koçi
Plarent Mustafa, i arrestuar
Ernest Haxhi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!