Në këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi, probleme të shumta hasin edhe fermerët.
Një nga fermerët, Altin Prenga tha për gazetarin Gjergj Figuri se një nga problemet kryesore që me të cilën përballen më shumë është organizimi i tregut.
“Një situatë pasigurie si kjo, demoralizon fermerët. Kjo është periudha e pranverës, ku të gjithë duhet të merren më punime, por kjo nuk pritet të ndodhë”, u shpreh ai.
Ai theksoi se rroga e fermerit varet nga produkti që shet. “Prodhuesit vendas duhet të favorizohen në mënyrë që prodhimi vendas të gjejë sa më shumë hapësirë.
Momentalisht ky nuk është sezoni ku produktet janë në nivelin më të lartë në zonën tonë. Nuk mund të them nëse është apo jo momenti ti kthehemi fshatit, por shpresoj që të ketë reflektime”, th Prenga për gazetarin Gjergj Figuri./abcnews.al