Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e fermerëve, ankohen për mbylljen e “Vitës”: Ne na marrin në qafë, shteti i pari

schedule20:21 - 2 Korrik, 2026

schedule 20:21 - 2 Korrik, 2026

Fermerë nga vende të ndryshme të Kosovës kanë protestuar në mbështetje të qumështores “Vita”, pas vendimit për mbylljen e kompanisë, duke paralajmëruar se një zhvillim i tillë do të ketë pasoja të rënda për prodhuesit e qumështit dhe sektorin e blegtorisë.

Para mediave, disa prej fermerëve thanë se “Vita” është partneri i tyre kryesor dhe se mbyllja e saj do t’i vendoste në vështirësi të mëdha ekonomike.

“Jam ardhur në përkrahje të qumështores ‘Vita’. Punoj me ta dhe jam shumë i kënaqur. Neve na marrin në qafë, shteti më së pari”, u shpreh një nga fermerët.



Në protestë ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i “Vitës”, Artan Spahija, i cili falënderoi fermerët për mbështetjen dhe tha se kompania do të vazhdojë betejën për të mbrojtur prodhimin vendor.

“Janë prej ditës së parë me neve. Iu përulemi si qumështore ‘Vita’, sepse pa ju nuk do të ishim ku jemi. Ne nuk do t’ju lëmë në baltë. Do të luftojmë bashkë deri në fund”, deklaroi Spahija.

Ai u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve që të mbështesin prodhimin vendor.

“Pini qumështin e këtyre burrave, jo të Serbisë. Ejani dhe kontrolloni kur të doni”, tha ai.

Reagimi i fermerëve vjen në një kohë kur çështja e qumështores “Vita” ka shkaktuar debat të gjerë publik, me përplasje mes kompanisë, institucioneve dhe përfaqësuesve të opozitës lidhur me inspektimet dhe vendimet e ndërmarra ndaj një prej prodhuesve më të mëdhenj të qumështit në Kosovë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!