Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në Gjirin e Lalëzit, evakuohen disa turistë pranë një hoteli

schedule23:09 - 22 Shtator, 2026

schedule 23:09 - 22 Shtator, 2026

Një zjarr ka rënë në zonën e Gjirit të Lalëzit, në fshatin Shën Pjetër, pranë zonës bregdetare.

Sipas burimeve nga repartet zjarrfikëse, për shkak të zjarrit janë evakuar për arsye sigurie disa turistë që ndodheshin pranë një hoteli në zonë.

Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh efektivësh dhe mjete zjarrfikëse nga Durrësi, Tirana, Kamza dhe Shijaku, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!