Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksperti Elezi: Pasojat në sigurinë ekonomike po ndihen, Irani po përdor aleatët

schedule21:52 - 22 Shtator, 2026

schedule 21:52 - 22 Shtator, 2026

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi thotë se pasojat në sigurinë ekonomike tashmë po ndihen, ndërsa statistikat tregojnë një ulje të mbështetjes ndaj presidentit amerikan Donald Trump, e cila, sipas tij, mund të ndryshojë.

Elezi u ndal edhe te paralajmërimet e drejtpërdrejta për situatën dhe ndikimin që ajo mund të ketë në vendimmarrjen amerikane.

Sipas ekspertit, pesha që mund të bjerë në raport me performancën dhe vetë subjektin që i përket mund të jetë një arsye shtesë për një qëndrim më të ashpër ndaj angazhimeve në Iran.

Elezi theksoi gjithashtu se Irani nuk mbetet vetëm rreziku kryesor në Lindjen e Mesme, duke argumentuar se Teherani tashmë ka zgjedhur të veprojë përmes aleatëve të tij.

“ Jemi të vetëdijshëm që pasojat në sigurinë ekonomike po ndihen, statistikat tregojnë qartë një ulje të mbështetjes ndaj Trumpit, që në fakt mund të ndryshojë.

Pati një paralajmërim shumë të drejtpërdrejtë, duke thënë se pesha që mund të bjerë në raport me performancën dhe vetë subjektin që i përket mund të jetë një arsye shtesë për të qenë më i ashpër në angazhimet në Iran. Irani nuk mbetet vetëm rreziku kryesor në Lindjen e Mesme, tanimë Irani ka zgjedhur metoda përmes aleatëve.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!