Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konjufca takon ministrin e Jashtëm holandez: Apeli duhet të korrigjojë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

schedule21:39 - 22 Shtator, 2026

schedule 21:39 - 22 Shtator, 2026

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me homologun holandez, Tom Berendsen, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sipas Konjufcës, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Holandës është diskutuar edhe aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Konjufca tha se i ka përcjellë homologut holandez qëndrimin e Kosovës se vendimi i shkallës së parë duhet të rishikohet në Apel.

“Takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Tom Berendsen, të cilit i ngrita çështjen e aktgjykimit të padrejtë të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. I shpreha qëndrimin tonë se ky aktgjykim shtrembëron të vërtetën historike, përbën një padrejtësi serioze dhe duhet të korrigjohet në shkallën e Apelit”, ka deklaruar Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Takimet janë zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes së delegacionit kosovar në aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!