Koronavirusi, deputetja e PS: Nuk e di nga e mori im bir virusin

schedule23:14 - 23 Mars, 2020

schedule 23:14 - 23 Mars, 2020

Deputetja e PS, Antoneta Dhima pasi konfirmoi për Abc News se djali i saj është prekur nga koronavieusi, ka dhënë edhe një deklaratë publike.

Përmes një postimi në Facebook, Dhima shprehet se djali i saj ndodhet në ambientetet e spitalit Infektiv, ndërsa ka qëndruar disa ditë në shtëpi i karantinuar.

Deputetja thekson se ende nuk e di se si djali i saj është kinfektuar, por bën thirrje që të gjithë duhet të kemi kujdes duke zbatuar rregullat.

Lexo edhe: Djali i deputetes së PS rezulton pozitiv me koronavirus

Reagimi i plotë i Antoneta Dhimës:

Të nderuar miq.

Pas publikimit të një informacioni të dhënë miqësisht, më lind e drejta që në këtë situatë jo shumë të këndëshme të ndalem edhe unë me pak fjalë.

Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgjë, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.

Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.

E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.

Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.

Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!

# BashkëDoIaDalim 

/abcnews.al