188 të prekur nga koronavirusi, 2 300 dyqane në Serbi janë të hapura vetëm për pensionistët

schedule08:58 - 22 Mars, 2020

schedule 08:58 - 22 Mars, 2020

Janë regjistruar edhe 17 raste të reja me koronavirus në Serbi, duke e çuar numri total të të infektuarve në 188.

Mësohet se 2 300 dyqane në Serbi janë të hapura vetëm për pensionistët nga ora 04:00 deri më 19:00

Deri më tani, si pasojë e koronavirusit në Serbi ka ndërruar jetë një person. Bëhet fjalë për një burrë 59-vjeçar i cili u nda nga jeta të premten. Lajmin e bëri të ditur kryeministrja e vendit Ana Brnabic.

Për të kontrolluar situatën e krijuar nga koronavirusi, presidenti i vendit, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar ndalimin e qarkullimit në vend nga ora 17.00 e pasdites deri në orën 05.00 të mëngjesit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!