Kemi letra higjenike për të dh*** 10 vjet: Kryeministri qetëson popullin

schedule10:59 - 21 Mars, 2020

schedule 10:59 - 21 Mars, 2020

Në rrjet ka pasur shumë postime dhe video, që janë bërë virale sidomos kur njerëzit zihen për letrat higjienike.

Për këtë ka regaur kryeministri i Holandës, Mark Rutte duke dhënë një mesazh qetësimi për qytetarët e tij.

Ai thotë se vendi ka rezerva të mjaftueshme letrash higjienike që zgjasin deri në 10 vjet, kështu që ata duhet të qendrojnë të pashqetësuar.

Teksa ishte në një supermarket, ku qytetarët kishin zbrazur raftet nga produktet ushqimore dhe higjienike, Rutte tha se është i kënaqur që sheh raftet e mbushura me letër higjienike.

“Vendi ynë ka mjaftueshëm letër higjienike sa mund të zgjasë për 10 vjet. Mund të dhj..im të gjithë për 10 vjet”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!