Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën një i moshuar

schedule18:22 - 20 Shkurt, 2018

schedule 18:22 - 20 Shkurt, 2018

Një zjarr i rënë në një banesë në rrugën “Bedri Karapici” në zonën e Kombinatit i ka marrë jetën një 80-vjeçari, i cili ishte i paralizuar. Grupi hetimor dyshon se shkak i rënies së flakëve ka qenë lënia ndezur të një ngohëse e harruar nga viktima.

Këto janë pamjet pak pasi kjo banesë trekatëshe u përfshi nga flakët në zonën e Kombinatit.

Gjithçka e shkrumbuar. Ndërkohë në luftë me zjarri e tymin një 80-vjeçar mbeti i vdekur.

I moshuari, Myftar Kuçi, ka qenë vetëm në banesë në momentin, kur ka rënë flakët, ku shkak dyshohet të jetë kjo ngrohëse e harruar e ndezuar.

Sipas policisë, Kuçi ishte i paralizuar, duke e pasur të pamundur të largohet nga zjarri që ranë në banesën e tij.

Edhe pse shërbimet zjarrfikëse shkuan shpejt në vendngjarje, ata nuk mundën ta shpëtonin nga vdekja 80-vjecarin.

Dyshimet e para të grupit hetimor janë se në trupin e të ndjerit nuk kishte shenja djegieje, por Kuçi mund të ketë vdekur nga asfiksia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!