“Lajmi i mirë për të cilin kishim nevojë të gjithë”, Meta: Bravo e madhe për mjekët

schedule22:42 - 20 Mars, 2020

schedule 22:42 - 20 Mars, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas rezultatit për babain e 28-vjeçarit i cili doli negativ pas testit të dytë për koronavirusin.

Meta falenderon mjekët që po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar qytetarët, ndërsa shkruan se ky ishte një lajm i mirë, për të cilin të gjithë kishim nevojë.

Statusi:

Një lajm shumë shumë i mirë këtë mbrëmje, për të cilin kishim nevojë të gjithë! ?
Faleminderit dhe një BRAVO të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer! ?
Forca të gjithëve! ?
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!