Mori më shumë kohë se ç’mund të mendonim në fakt vendimi për shtyrjen e Festivalit të Kanës, por më në fund kemi zyrtarisht një njoftim, ky eveniment shtyhet në një datë tjetër për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Në kohën e një krize shëndetësore globale, të gjitha lutjet tona shkojnë për viktimat e shkaktuara nga virusi Covid-19 dhe gjithashtu shprehim solidaritetin tonë për ata që janë duke luftuar ndaj kësaj sëmundjeje”, janë shprehur organizatorët e festivalit.
Në një situatë normale, ky eveniment do të mbahej nga data 12 deri në 23 maj, por pas zhvilllimeve të fundit, duke shpresuar në një kohë më të mirë, festivali do të mbahet gjatë stinës së verës, potencialisht në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.
“Sapo të kemi një panoramë të qartë të situatës nga ministria e shendetit në Francë, do të kemi datën e mbajtjes së festivalit për të gjithë adhuruesit e kinematografisë, të cilët presin me padurim zhvillimet e fundit nga bota e filmave.”
Deri 6 ditë më parë, organizatorët kishin nisur përgatitjet për mbajtjen e festivalit, “pjesëmarrësit po punonin për të përgatitur eventin në javën e dytë të majit”, ata u shprehën gjithashtu se nuk e kishin menduar që përhapja e koronavirusit do të ndikonte jetën publike. Në Francë janë infektuar mbi 100,000 njerëz dhe kanë humbur jetën më shumë se 370 të tjerë.
Kjo është hera e parë në historinë e Kanës që një festival shtyhet në një datë tjetër./abcnews.al